Biznesmeni Laert Kasaj u dhunua barbarisht në mes të kryeqytetit dy ditë më parë.

Pavarësisht se zona është e monitoruar nga kamerat e sigurisë, biznesmeni dhe vëllai i tij u sulmuan nga dy persona.

Uniformat blu bëjnë me dije se, autorët e dyshuar të dhunës janë Ferhat dhe Oltian Kaja, të dy vëllezërit janë shpallur në kërkim. Autorët e dyshuar janë pronarët e lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi përplasja.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”. Motivi i sherrit dyshohet se është prishja e tendave pa leje pavarësisht se dhe restoranti Tokyo është prekur nga aksioni i IKMT në kryeqytet.

Materialet për këtë ngjarje janë referuar në prokurori.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin F. K., 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe L. K, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që prej më shumë se një jave ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds