Avokatët e Sean “Diddy” Combs e përshkruan gjyqin federal ndaj tij si të ekzagjeruar dhe të bazuar në keqinterpretime të marrëdhënieve intime të consensushme.
Në argumentet përfundimtare para jurisë në New York, mbrojtja pretendoi se rasti është një “gjyq i rremë”, ndërsa prokuroria e akuzon Combs për trafik seksual, shantazh dhe dhunë të organizuar.
Avokati mbrojtës Marc Agnifilo ndërtoi një strategji të mbrojtjes penale në raste të abuzimit seksual me personazhe të famshëm: Karakterizoi marrëdhëniet si konsensuale dhe e përshkroi jetën intime të Combs si “jashtë normale, por jo kriminale”.
Sulmoi motive të supozuara financiare të Cassie Ventura dhe dëshmitares “Jane”, duke aluduar se kishin interes për përfitim përmes padive civile.
E reduktoi abuzimin fizik në “dhunë në familje”, duke e ndarë nga krimet e trafikimit seksual, që mbartin dënime shumë më të rënda.
Prokuroria, përmes avokates Christy Slavik dhe më vonë Maurene Comey, u përqendrua në ndërtimin e një modeli të qëllimshëm shfrytëzimi seksual dhe dhune sistematike.