4 lagje të Patosit Fshat, njësia administrative Potëz rrezikohen të infektohen nga uji i pijshëm, pasi 4 saraçineskat që ndodhen në pusetën kryesore janë të përmbytura nga ujërat e  zeza.

Banorët thonë se janë ankuar dhe ndërmarja e ujësjellësit ka parë gjendjen në vend, por njësia administrative Portëz duhet të investoj 4  metra tubacion për devijimin e shkarkimit të ujërave të zeza të lagjes “Malaj” dhe të mbetjeve të stallave të bagëtive që kanë këta banorë.

Edhe pse ka kaluar mbi një vit nga ankesat që kanë kryer banorët e fshatit në njësinë administrative Portëz nuk është marrë asnjë veprim  nga ana e tyre për zhvendosjen e kanalizimit të ujërave të zeza për të shmangur ndonjë epidemi.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”my3nMxjJxP8″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds