Shalqinjtë e kalbur në ara janë kthyer në problematikën më madhore të fermerëve të fshatrave të Roskovecit. Ata pohojnë në kulmin e indinjatës se si asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një situatë e tillë , ku prodhimi të mbetet në ara  pa shitur. Aktualisht çmimi i shitjes është 5 lekë për kg kundrejt 20 lekëve që duhej të ishte për të justifikuar kostot e prodhimit.

Mungesa e kërkesës nga jashtë thonë fermerët ka krijuar një ngërç të tillë, ndërsa dhe pikat e grumbullimit po refuzojnë ta mbledhin për shkak të mbiprodhimit dhe mungesës së tregut. Në këto kushte po punojmë për tregtarët thonë fermerët njëzëri të cilët po e blejnë me 5 lekë dhe e shesin me 30 lekë për kilogramë.

Në zonën e Roskovecit kultivohet çdo vit rreth 200 ha tokë e mbjellë me bostanore , por ky vit i ka nxjerë të gjithë fermerët me humbje. Ata apelojnë për të gjitha institucionet përgjegjëse të kthejnë sytë te fermerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *