Këshilli Bashkiak i Roskovecit ka miratuar me votat e mazhorancës iniciativën private për projektin e ndërtimit të një termocentrali në zonën e fshatit Suk Roskovec. Pas këtij vendimi kanë reaguar anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozites të cilët janë shprehur se ky vendim është i padrejtë pasi ndërtimi i këtij termocentrali do të jetë një shkatërrim mjedisor për fermerët e kësaj zone .
Ndërkohë në mbështetje te banorëve të kësaj zone ka qënë prezent edhe ambientalisti Sazan Guri i cili është shprehur se ky vendim i Këshillit Bashkiak sot është një ditë e zezë per banorët që do të vuajnë pasojat e ndotjes së ndërtimit të ketij termocentrali.
Banorët pavarësisht miratimit janë shprehur se do të vijojnë protestat për të mos lejuar ndërtimin e këtij termocentrali.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”tbtN206NJ7E”]
