Rithemelimi ka paralajmëruar bojkotin e komisionit “Xhafaj”, që pritet të votohet nesër në Kuvend.

Ndërsa e konsideron propagandë të maxhorancës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se ata ende nuk dinë objektin e komisionit që pritet të ngrihet.

Sipas tij, votimi i komisionit u fut në rend dite pa asnjë konsultim me opozitën.

Bardhi: Për çfarë të marrim pjesë? Si mund të vendos unë pjesëmarrjen kur nuk di objektin, nuk e kam personale nuk do duhet të më bënit pyetje me çfarë edi rama bën propagandë. Jemi ftuar për një gjë që nuk e dimë çfarë përmban, është futur në rend të ditës ne e kuptojmë që nuk kanë vullnet, pro duan ta përdorin për propagandë, nuk ka pasur asnjë konsultim, e kanë bërë fakt të kryer ndaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *