Bashkia Divjakë ka reaguar në lidhje me ndotjen masive të plazhit të Divjakës nga reshjet dhe prurjet e lumit Shkumbin.
Administrata e bashkisë Divjakë, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit, në bashkëpunim me Administratën Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nxënësit e shkollave si dhe ndihma modeste e shoqatave mjedisore me vullnetarë ku nuk munguan edhe nga Tirana kanë pastruar mbi 5 kilometra vijë bregdetare. Aktualisht në plazh nuk ka më mbetje plastike dhe kanaçe ndërsa po punohet për të hequr nga bregdeti edhe mbetjet e shumta bimore. Kryetari i bashkisë Divjakë Josif Gorrea shprehet se volumi i madh i pastrimit ka përfunduar dhe do të vijohet të punohet çdo ditë deri në çeljen e sezonit të ardhshëm veror
