Pas një mungese pesëvjeçare nga stoli, Zinedine Zidane rikthehet në qendër të futbollit, duke arritur një marrëveshje verbale me përfaqësuesit e ekipit kombëtar të Francës. Lajmi, i zbuluar nga gazetari italian Fabrizio Romano, ka shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale dhe entuziazëm te tifozët.
Zidane, i njohur për dy periudha të suksesshme te Real Madrid, ku fitoi tre Liga Kampionësh radhazi dhe një titull të La Ligës, synon ta udhëheqë Francën drejt triumfeve në Evropë dhe në botë, ashtu siç bëri si lojtar në vitet 1998 dhe 2000.
Trajneri legjendar do të nisë detyrën menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, duke u kthyer në qendër të skenës së futbollit ndërkombëtar.
