Për të tretin vit, në datën 8 shtator, organizohet festa e lindjes së Shën Marisë në Manastirin e Ardenicës. Në këtë ditë, para diktaturës komuniste bëhej një festë e madhe dhe panair ku banorët, bizneset e zonës dhe bizneset nga vendet e tjera reklamonin prodhimet e tyre. Kjo traditë u rikthye para 3 vjetësh dhe u quajt festa e Ardenicës.
At Dhimitri tregon zanafillën e festës që u zhvillua dje në Manastirin e Ardenicës. Festa është bekim për besimtarët që vijnë me shpresë të madhe, tha ai.
Të pranishëm ishin edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, deputeti i PS-së Bujar Çela, Nënkryetari I Bashkisë Elton Korreshi etj.
Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa u shpreh se ishte e gëzuar që rikthyen traditën qindra vjeçare te festës dhe panairit e cila organizohej në 8 shtator.
Një nga biznesmenët e zonës tha se kjo festë është e vlefshme, pasi ne prezantojmë produktet tona që janë të zonës dhe me këtë tregohet që Myzeqeja ka produkte cilësore dhe konkuruese në treg.
E kemi festuar në fshehtësi më parë thonë banorët, por sot jemi të gëzuar që mund të festojmë lirshëm festën më të bukur për zonën tonë.
