Ekipi i futbollit të Lushnjës e ka nisur me fitore debutimin në fushën e rinovuar, të mbjell me bar natyral, në stadiumin ‘Roza Haxhiu’. Pas disa ndeshjesh të luajtura jashtë Lushnjës për shkak se tapeti i barit ende nuk ishte gati, lushnjarët e drejtuar nga Gugash Magani kanë marrë tre pikët në ndeshjen e Javës së 9 kundër skuadrës së Kastriotit.

Në fushën e blertë, ndryshe nga ndeshjet e tjera të luajtura lushnjarët kanë qenë në lartësinë e duhur. Skuadra verdhëjeshile ka shënuar tre herë në portën e miqve, ndërsa krutanët vetëm një. Në minutën e 12 Tabaku ka kaluar në avantazh skuadrën lushnjare dhe në minutën e 20 po ai ka shtyrë topin në rrjetë, por gjyqtari kishte akorduar 11 metërsh qe e shndërroi në gol Lëru ( LERUOX). Në pjesën e dytë skuadra lushnjare administron mire, por lejon terren dhe në minutën e 80 shënon golin e vetëm të miqve Silva. Për t’i vënë vulën mendoi sërisht Lëru ne fund të ndeshjes që Lushnja e  fitoi 3-1.  Për teknikun e stolit lushnjar Gugash Magani kjo ishte një fitore e arrirë pas një fillimi jo të mirë të kampionatit. Skuadra e Lushnjës mban vendin e 7 me dhjetë pike, me tre fitore, një barazim dhe 5 humbje.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”-xuhElUJL-o”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *