ChatGPT Atlas një shfletues webi me inteligjencë të fuqishme artificiale, i dizajnuar sipas chatbot-it të tij të njohur, u njoftua të martën, në një lëvizje që mund të zbusë kontrollin afatgjatë të Google Chrome mbi tregun global të shfletuesve.
Kjo do të thotë që përdoruesit do të jenë në gjendje të hyjnë në ChatGPT për të krijuar përmbledhje, për të bërë pyetje dhe për të përfunduar detyra, ndërsa në të njëjtën kohë mund të lundrojnë lirshëm në faqe të tjera interneti. “Ne mendojmë se inteligjenca artificiale përfaqëson një mundësi të rrallë një herë në dekadë për të çliruar fuqinë e një shfletuesi” tha CEO i OpenAI, Sam Altman, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të martën. Dalja e Atlas e vendos OpenAI në konkurrencë të drejtpërdrejtë me rivalët si Google, që prej dy dekadash dominon tregun global të shfletuesve. Për t’i paraprirë këtij rivaltiteti, Google përfshiu një model të inteligjencës artificiale, Gemini brenda shfletuesit të saj Chrome në shtator.
Megjithatë, përparësia që ka ChatGPT ndaj varianteve të tjera të inteligjencës artificiale e penalizon në këtë pjesë dhe kjo u pa edhe te aksionet e Alphabet, kompania mëme e Google, që pësoi rënie me 2 për qind pas publikimit të shfletuesit Atlas.