Në mbarë botës, ka një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për energji elektrike, sidomos me shtimin e qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale. Por për shkak të krizës klimatike, kërkohen energji që prodhohen pa shkaktuar emetime të larta.
Kjo është arsyeja përse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në Paris parashikon njërilindje të energjisë bërthamore. Sipas IEA-së prodhimi i energjisë elektrike nga flota botërore prej gati 420 reaktorësh bërthamorë do të arrijë një nivel të ri rekordkëtë vit.
IEA parashikon që deri në vitin 2025 prodhimi i përgjithshëm i energjisë bërthamore do të arrijë rreth 2,900 teravat në orë. Kjo përbën rreth gati dhjetë për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike.
Këtë vit prodhimi i energjisë bërthamore do të jetë më i larti në histori. Ne po hyjmë në një epokë të re të energjisë bërthamore.
Në mbarë botën janë në ndërtim e sipër reaktorë me kapacitet 70 gigavat. Interesi për energjinë bërthamore është më i madh sesa ka qenë që nga kriza e naftës në vitet 1970. Nga sa pohon IEA, më shumë se 40 vende po përpiqen të zgjerojnë kapacitetet e tyre për prodhimin e energjisë bërthamore.
