Sot filluan punimet për rikonstruktimin e Urës së Përroit e cila ka pësuar dëmtime tek këmbët e saj. Punimet do të zgjasin rreth 15 ditë nga firma kontraktore. Për këtë arsye Bashkia ka njoftuar se duke filluar nga data 20.04.2024 do të kryejë punimet në Urën e Përroit në rrugën “Vath Korreshi” që lidh “Rrugën e Tiranës” me rrethrrotullimin e Stacionit të Trenit ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar ndërtimin e urës.
Bashkia ka njoftuar mbylljen e rrugëve “Harun Sefa” që do të shërbejë vetëm për banorët e zonës dhe segmentin rrugor, postblloku i “Shinave të trenit – Kryqëzimi me rrugën “Ferit Vokopola” që do të shërbejë vetëm për bizneset e zonës.
Kurse mjetet e transportit të tonazhit të rëndë do të qarkullojnë nga rruga “Vath Korreshi” në rrugën “Ferit Vokopola”.
Në “Bulevardin e Palmave” ,ndalohet qarkullimi për kamionët dhe autobuzët nga ora 08:00-20:00.
Ndërkohë qarkullimi për mjetet e transportit publik do të kryhet nga rruga “Sabri Kosturi” si dhe nga Bypassi “rrethrrotullimi Plukut – rrethrrotullimi Savër”
Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.
Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Bashkia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”IATkZexmSjs”]
