Para disa ditësh ka filluar rikonstruktimi i segmentit rrugor “Azem Quka”. Bashkia Lushnjë është investitori i punimeve në këtë rrugë të amortizuar që kishte nevojë për ndërhyrje, me vlerë 25.858,350 lekë me TVSH. Trotuari sipas punëtorëve do të zgjerohet 1 metër e gjysmë, do të shtrohet me pllaka të reja për trotuar, pasi të shtrohet asfalti në rrugë dhe do të vendosen edhe bordurat me gjerësi 1 metër gjithashtu me pllaka të reja. Gjerësia e rruga është 5 metër e gjysmë me gjithë bordura, kurse vetëm rruga do të jetë e gjerë 4 metër e gjysmë pas punimeve. Nuk do të ketë ndërhyrje tek ujërat e bardha dhe të zeza, sepse janë bërë më parë punime në rrjet, por do punohet me pjesën elektrike si drita, linjë e re elektrike që do zëvendësoj atë ekzistuese.
Kujtojmë që aktualisht automjetet nuk po kalojnë tek rruga “Azem Quka” për shkak të punimeve, por po kalojnë tek rruga pranë zyrave të OSHEE-së që është me sens të kundërt lëvizje me rrugën që po rikonstruktohet. Automjetet sipas tabelës janë në kundravajtje dhe rrezikojnë gjoba nga policia. Bashkia e Lushnjës duhet t’i japë zgjidhje sa më shpejt këtij problemi.
Afati i përfundimit të punimeve për rikonstruktimin e segmentit rrugor “Azem Quka” është pas 5 muajsh.