Viti i ri u sjell vogëlushëve të qytetit edhe një kopsht të rikonstruktuar dhe me infrastrukturë moderne që ul ngarkesën në kopshtet e tjera përreth tij.

Rikonstruksioni i objektit është financuar nga Bashkia Lushnje dhe po  kryhet po nga punonjësit e bashkisë.

Ndërtesa e ish-gjendjes civile, një objekt dykatësh po përshtatet si ambient për kopsht dhe është drejt përfundimit të punimeve të rikonstruksionit total me hidroizolimin, termoizolimin, suvatimin e mureve dhe lyerjen, instalimet hidraulike dhe elektrike, shtrimi i korridoreve me pllakë dhe me parket i ambienteve të brendshme, vendosja e kondicionereve për ngrohjen apo freskimin e hapesirave, sistemimi i hapesirës përrreth duke e kthyer në një ambient të pështatshëm për mirërritjen e fëmijëve.

4 grupe të fëmijëve të arsimit parashkollor janë planifikuar të ndjekin kopshin e ri që ka ka një kapacitet prej 10 ambientesh, me dhomë fjetje, hapësirë për zhvillimin e procesit mësimor për secilin grup, hapësirë e planifikuar për kuzhinë dhe tualete.

Kopshti do jetë gati për vogëlushët për vitin arsimor 2026-2027.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *