Puna për rikonstruksionin total të unazës së qytetit po vazhdon me ritme të shpejta.

Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ndjekin nga afër punimet që në fillimet e projektit. Ura e Përroit bën lidhjen mes investimit të rikualifikimit të përroit dhe Unazës së qytetit dhe Fondi Shqiptar na miratoi fondin për ndërtimin e urës me parametrat funksionale, tha Kryetarja Sefa.

Gjithashtu Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla vëzhguan edhe punimet për avllitë e shtëpive dhe bizneseve të cilat janë pjesë e investimit të Unazës së qytetit.

Aktualisht po punohet për vendosjen e pilotave dhe shtrirjen e ujrave të zëza. Ministri Balla shprehu idenë për të shndërruar Urën e Trenit në një vepër arti nga disa artistë lushnjarë.

Punimet pritet të përfundojnë brenda muajit qershor dhe qytetarët janë të kënaqur nga ky investim.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”s_1KmDuPgS4″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *