Me 11 vite burg është dënuar biznesmenin Rezart Taçi. GJKKO e ka shpallur shpallur fajtor për një skemë për pastrimin e 18.3 milionë eurove të organizatës mafioze italiane Cosa Nostra, me veprimtari në trafik droge, zhvatje, pastrim parash, korrupsion dhe vrasje me pagesë.

SPAK kërkoi në séance e 24 shkurtit 13 vite burg për biznesmenin. Rezart Taçi, i cili rezulton se u largua nga Shqipëria vite më parë, është zyrtarisht person në kërkim nga drejtësia shqiptare, ndërsa procesi në Gjykatën e Posaçme u zhvillua në mungesë, pasi u pezullua për gati një vit për shkak se ai nuk ishte arritur të kapet.

GJKKO pranoi edhe kërkesën e Prokurorit të SPAK për konfiskiminnë favor të shtetit të mbi 18 milionë eurove të sekuestruara, që do të pastroheshin përmes transaksioneve në disa banka.

Krahas Rezart Taçit, të ashtuquajtur manjat kontrovers për shkak të së shkuarës së tij në biznes, SPAK si pjesë e dosjes hetoi dhe çoi për gjykim edhe dy bashkëpunëtorë të afërt të biznesmenit dhe tre shtetas italianë.

Bashkëpunëtorë të dyshuar si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave të mafias italiane, sipas SPAK, janë kunati i biznesmenit Artur Balla dhe Bledar Lilo, ish-truprojë i Rezart Taçit dhe aksioner në disa kompani.

SPAK ngriti për të gjithë akuza për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Artur Balla u dënua në shkallë të parë me 11 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 7 vjet e 4 muaj burgim, ndërsa Bledar Lilo do të vuajë 6 vjet e 8 muaj heqje lirie. Të dy vendimet u lanë në fuqi në Apel.

Sipas informacionit të bërë publik nga mbrojtja e tij në procesin në Shqipëri, Rezart Taçi rezulton të jetë nën hetim dhe në proces gjyqësor edhe në Itali, në kuadër të çështjes që lidhet me dyshimet për pastrim të 18.3 milionë eurove të lidhura me Cosa Nostra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds