Jetëgjatësia mesatare e maceve shtëpiake ka shënuar një rritje të konsiderueshme gjatë dekadave të fundit, sipas “Science Alert”.

Në fillim të viteve 1980, një mace shtëpiake jetonte mesatarisht rreth shtatë vjet.

Ky tregues u rrit në nëntë vjet në vitin 1995 dhe, sipas të dhënave më të fundit, në rreth 15 vjet në vitin 2021.

Studime të ndryshme shkencore kanë analizuar këtë fenomen dhe kanë dhënë vlerësime interesante.

Sipas tyre, jetëgjatësia mesatare e maceve varion nga 13 deri në 20 vjet, më e përmendura rreth 15 vjet.

Një studim ka përcaktuar një jetëgjatësi prej 14 vitesh, me një interval prej nëntë deri në 17 vjet.

Përsa i përket jetëgjatësisë maksimale, ajo vlerësohet të jetë nga 22 deri në 30 vjet, megjithëse janë raportuar edhe raste të rralla të maceve që kanë jetuar mbi 30 vjet.

Rekordin absolut e mban macja Creme Puff, e cila, sipas “Guinness World Records 2010”, vdiq në vitin 2005 në moshën 38 vjeç e 3 ditë – duke u konsideruar si macja më e vjetër e regjistruar ndonjëherë.

Studimet tregojnë gjithashtu se macet jetojnë mesatarisht më gjatë se maçokët, ndërsa macet e përziera (jo racë e pastër) kanë një jetëgjatësi më të madhe krahasuar me macet racore.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është pesha: sa më e madhe të jetë pesha e maces, aq më e ulët është jetëgjatësia mesatare e saj.

Një keqkuptim i zakonshëm lidhet me idenë se çdo vit i jetës së një maceje barazohet me shtatë vite njerëzore.

Kjo teori është e pasaktë, pasi procesi i plakjes nuk është linear.

Së fundmi, një studim mbi vdekshmërinë tek macet ka treguar se shkaqet më të shpeshta janë traumat (12,2%), sëmundjet e veshkave (12,1%), sëmundjet e paspecifikuara (11,2%), neoplazitë/tumoret (10,8%) dhe çrregullimet e lidhura me masa anormale në trup (10,2%). 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds