Në Tokio ka një restorant të veçantë që po ndryshon mënyrën se si shoqëria sheh demencën. “The Restaurant of Mistaken Orders” punëson persona që jetojnë me demencë si kamerierë, dhe marrja e një porosie të gabuar nuk konsiderohet gabim, por pjesë e përvojës.
Vizitorët informohen paraprakisht se mund të ketë ngatërrime në porosi dhe ftohen të shijojnë durimin, humorin dhe lidhjen njerëzore që lind nga situata të papritura. Ideja e restorantit është që të krijojë një ambient ku respekti dhe empatia kundër stigmës së demencës të vihen në plan të parë.
Koncepti ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe është raportuar nga mediat e huaja si The Washington Post, të cilat e përshkruan si një iniciativë sociale që ndihmon personat me demencë të ndihen të përfshirë dhe aktivë, duke i dhënë një kuptim të ri rolit të tyre në shoqëri.
Ky projekt unik provokon klientët që të zhvendosin pritshmëritë nga perfeksioni te mirëkuptimi, duke i bërë ngatërresat dhe gabimet pjesë të eksperiencës së bukur dhe të edukuar për empatinë./ E.K
Burimi: The Washington Post
