Përfundon restaurimi i këndit të vetëm të lojrave tek lulishtja e qytetit, me financim nga kisha ungjillore ‘Mozaik’ dhe me mbështetjen e 40 vullnetarëve nga një kishë hollandeze dhe bashkia Lushnjë.
Fytyrat dhe zërat e gëzuar të fëmijët e bën edhe më festiv inagurimin e këndit tashmë të riparuar dhe me disa lodra shtesë.
Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa falenderoi me një çertifikatë mirënjohjeje grupin vullnetarë hollandez për ndihmën e dhënë në gëzimin e fëmijëve tanë.