Reperi i njohur shqiptar, Noizy, raportohet se është ndaluar nga autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Zurichut.

Sipas mediave ndërkombëtare, ndalimi është kryer nga policia e shtetit helvetik, por deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e sakta të kësaj ndërhyrjeje.

Dyshimet paraprake lidhen me çështje që shpesh përbëjnë problem për artistët në turne, si mungesa e dokumentacionit të duhur për vizat e punës ose mospajisja me lejet përkatëse për aktivitetet artistike.

Reperi u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor për përfshirje në një sherr në një diskotekë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht ndërsa në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds