Faza e parë e rikonstruksionit total të linjës së furnizimit me energji elektrike për linjën e Krutjes sapo ka nisur. Punonjësit e operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike dega Lushnjë kryen punime këtë të martë nga nënstacioni drejt rrethrrotullimit të Savrës. Duke nisur nga fakti se në linjën e Krutjes nuk është vënë dorë për riparimin e saj që në vitet ’70, rikonstruksioni do të jetë total. Me linjën e re të përcjellësve që po vendoset trefishohet kapaciteti përcjellës dhe rritet ndjeshëm siguria në rrjetin shpërndarës. Aktualisht punimet po kryhen nëpërmjet një grafiku i cili në këtë fazë përfshin vendosjen e përcjellësve të rinj me kapacitet trefish më të madh sesa linja ekzistuese si dhe vendosjen e izolatorëve të rinj për me më shumë siguri për rrjetin.

Ndërkohë OSSHE  nuk ka njoftuar banorët e zonës për ndërprerjen e energjisë elektrike në orën 8:00 të mëngjesit.

Punimet do të nisin sërish pas një periudhe kohe prej një jave drejt fundit të linjës së Krutjes. Linja përfshin rreth 13 kilometra gjatësi nga nënstacioni i Lushnjës drejt fundit të linjës në afërsi të Imshtës. Punimet kanë problematikat e veta, pasi zëvendësimi i linjës që kryhet sot, rreth 700 metra janë në anë të rrugës automobilistike të daljes jugore të qytetit dhe mund të shkaktojë vonesa në trafikun rrugor të automjeteve.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”rD6VfffBr1A”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds