Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela ka deklaruar se ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për luftën kundër krimit është e vështirë për shkak të plotësimit të organikave. Gjatë fjalës së tij, Dumani ka theksuar se ngritja e seksioneve të posaçme dhe njësive të specializuara kërkon njerëz dhe ata janë në mungesë. Po ashtu Çela ka theksuar se një çështje tjetër që kërkon zgjidhje urgjente ka të bëj me infrastrukturën në prokurorinë Tiranë dhe me gjykatën e rrethit. 

“I rëndësishëm për ndjekjen e rekomandimeve do të jetë sidomos për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm plotësimi i organikave. Ngritja e seksioneve të posaçme dhe njësive të specializuara kërkon njerëz pasi ende ne kemi 35% të mungesave në organikë, le të themi kjo relativizon shumë mundësinë e ndjekjeve të rekomandimeve. E dyta që doja ta ngrija zoti ministër është një çështje që ka të bëjë me infrastrukturën, sidomos me prokurorinë Tiranë dhe me gjykatën e këtij rrethi, është çështje urgjente. Shpresoj në vijimin e përpjekjeve për një zgjidhje, pasi cilësia në ndjekjen e hetimeve lidhet edhe me sigurimin e kushteve të punës”, tha Çela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds