Ka përfunduar rehabilitimi i palestrës së shkollës 9-vjeçare “Foto Puka”. Palestra prej vitesh ishte në gjendje të mjeruar, por rehabilitimi që filloi në datën 14.11.2022 e ktheu palestrën në një nga investimet më të rëndësishme të Bashkisë Lushnjë. Palestra më parë përdorej nga mësuesit e shkollës “Foto Puka” për të zhvilluar orët e Edukimit Fizik me nxënësit, kurse tani për shkak të përmasave të një minipallati sportiv me lartësi mbi 11 metra dhe ambienteve moderne përveç orëve të Edukimit Fizik ajo do të shërbej edhe si ambient për të organizuar aktivitete të ndryshme sportive në rang Bashkie dhe shkallë Republike. Në këtë palestër përveç lojrave tradicionale volejboll, basketboll ajo do të kete dhoma të veçanta për disa disiplina të tjera sportive si karate, boks, mundje, peshëngritje, shah etj. Sa i përket sportit të peshëngritjes Federata e Peshëngritjes ka marrë përsipër pajisjen e ambientit.
Projekti u financua nga Bashkia Lushnjë dhe vlera e tij ishte 26 milion e 65000 lekë me tvsh. Brenda pak ditësh ky ambient i bukur sportiv do të jetë në shërbim të nxënësve dhe sportistëve lushnjarë.