Regjimi ushqimor mesdhetar është më i miri në botë për të shtatin vit radhazi. Kriteret e vlerësimit të revistës amerikane “News & World Report” bazohen mbi tre faktorë, ku renditen shija më e mirë, më e shëndetshmja, por edhe me e vlefshmja për planetin. Regjimi ushqimor mesdhetar ka një ekuilibër mjaft të mirë mes të gjithë vlerave ushqimore dhe konsiderohet një stil i vertetë jetese. Gjithashtu, ka benefite në përmirësimin e shëndetit, pasi ndihmon ata që vuajnë nga diabeti, bën mirë për kockat dhe për zemrën.

Studime të shumta kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. Dieta mesdhetare është më shumë një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë. Kjo dietë përmban gatime të thjeshta, me bazë bimore, me fruta dhe perime, drithëra, fasule dhe fara. Element i rëndësishëm është vaji i ullirit ekstra i virgjër. Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi, konsumohen rrallë.

Mishi i kuq përdoret me masë, zakonisht vetëm për të shijuar një pjatë. Ngrënia e peshkut të shëndetshëm, i cili është i pasur me acide yndyrore omega 3, inkurajohet, ndërsa vezët, qumështi dhe shpendët hahen në porcione shumë më të vogla sesa në dietën tradicionale perëndimore.

Gjithashtu është e këshilluar nga shkencëtarët e gjithë botës në mënyrë unanime, se ndikon në shëndet të mirë dhe në mënyrë të thjeshtë, pasi është edhe regjimi ushqimor që nuk privon njeriun nga asnjë lloj ushqimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *