Operacioni u realizua pa prerje në kokë, pa shenja dhe pa dëmtuar nuhatjen tek një paciente 34-vjeçare, me një tumor 3 cm në tru, ngjitur me nervat e nuhatjes e të shikimit.
Pacientja, pas ndërhyrjes gëzon shëndet të plotë.
Ekipi i neurokirurgëve që morën pjesë në ndërhyrjen e vështirë përbëhej nga Prof. Dr. Artur Xhumari, neurokirurg, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjise, QSUNT, Dr. Myfit Saraçi, anestezist-reanimator, instrumentare, Dr. Maren Ruka, neurokirurg, infermiere instrumentare Ritvana Gjura dhe infermiere qarkulluese, Angjela Gjona.
