Luftimet mes Izraelit dhe Iranit vijojnë në ditën e katërt me sulme ajrore dhe bombardime të infrastrukturës ushtarake dhe civile mes të dy vendeve në konflikt.
Një video e publikuar në internet tregon re të dendura tymi që ngrihen mbi qytetin verilindor të Mashhadit. Ky është qyteti i dytë më i madh i Iranit.
Reja gjigante e tymit është pasojë e një sulmi ajror izraelit. Sipas raportimeve, ky është sulmi i parë i kryer nga Izraeli kaq thellë brenda Iranit që nga fillimi i luftimeve mes 2 shteteve, të premten e kaluar.
Konflikti Izrael-Iran ka hyrë në ditën e katërt teksa bilanci po rëndohet me viktima dhe dëme materiale në të dy anët.