Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri, Kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.

Në një prononcim për mediat, Kreu i qeverisë u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën e fluturimit direkt me Nju Jork-un.

Ndër të tjera, Rama tha se Kryebashkiaku amerikan ka shprehur dëshirën të takojë Ministren virtuale Diellën.

Diskutuam së bashku për mundësitë e bashkëpunimit në turizëm. Duke qenë se ai (Adams) ka qenë i angazhuar në vendosjen e disa linjave direkte nga Nju Jorku me vende të tjera, po shikojmë mundësinë e nxitjes së përpjekjeve tona për të vendosur fluturimin direkt me Nju Jork. Duke qenë i interesuar (Eric Adams) për teknologjinë, ai ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën“, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *