Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Elbasanit, ku theksoi rëndësinë e investimeve të realizuara në këtë zonë, duke e cilësuar kombinimin e punëve të kryera nga qeveria dhe pushteti qendror si më të madhin në 35 vitet e fundit.

Në takimin me kandidatët e PS-së në qarkun e Elbasanit, ai përmendi edhe deputetin, duke i bërë një ftesë të drejtëpërdrejtë ish deputetit demokrat, Dashnor Sula t’i bashkohet skuadrës së Partisë Socialiste.

“Se di kur do të thahet ajo kënetë, por PS është një shtëpi e hapur, jo ku duhet të japësh provim a e di apo se di programin, kemi edhe të kuq fare, kemi edhe rozë, kemi edhe pak më bojëqielli, duhet të jemi të hapur edhe për blunë”, u shpreh Rama. 

Sipas tij “Duhet të jemi të hapur rëndësi ka që njerëzit duhet të kenë dritë për Shqipërinë, nuk jemi këtu për të mbyllur, veç salamandrave e kukumjaçkave jo, mund të jetë edhe Dash Sula, por duhet të dezinfektohet siç janë ato pulat që futen në karantinë, ai duhet të heqë morrat e kënetës, aty të myt morri, është tmerr”.

Pasi mbeti jashtë listave të Partisë Demokratike, Sula negocioi me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” për të kandiduar në Elbasan, por drejtuesit e këtij koalicioni nuk i ofruan garanci se pesë kandidatët e listës së mbyllur do të tërhiqeshin nëse ai merrte mandatin e deputetit. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds