Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dhe nesër takim në Cërrik me ministrat dhe jo vetëm, ku në fokus të diskutimeve do të jetë bujqësia. 

Ministrat që do të marrin pjesë në takimin dy ditor janë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe ministri i Financave, Petrit Malaj. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe blegtorë.

Diskutimi mbi sektorin e bujqësisë do të përfshijë çështje të ndryshme, duke nisur nga mbështetje financiare që merr nga buxheti i shtetit, mundësitë për të rritur financimin, skemat kombëtare dhe si mund të rishikohen për të qenë sa më mbështetëse e deri tek masat e marra për IPARD, që të riaktivizohen fondet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *