Kryeministri Edi Rama ka pubkliuar vendimin për bonusin e pranverës për pensionistët. Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se vendimi për shpërndarjen e bonusit është marrë që në 9 janar. Ndërkohë që theksoi se shpërndarja e bonusit do të nis më 1 mars.  

Postimi i Plotë:

Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds