Kryeministri Edi Rama, teksa postoi një video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, u shpreh se ‘radhën e kanë karriget’.

Sipas kreut të qeverisë, do të ketë kushte të reja për vendosjen e karrigeve jashtë bareve dhe restoranteve.

“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *