Kreu i PD ka deklaruar në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se Kryeministri Edi Rama nuk arriti të shkojë dot në New York së fundmi, ndërkohë që do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Berisha u shpreh se për kreun e qeverisë ishin planifikuar “dreka e darka” me Kryeministra dhe Presidentë rajonalë, por ato u anuluan.

Megjithatë ai nuk dha arsye për anulimin e pretenduar, duke u shprehur “a janë narkolidhjet apo shkaqe të tjera nuk e di, por këto u anuluan”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *