Kryeministri Edi Rama mbërriti në Vlorë këtë mëngjes, kur iu drejtua ambienteve të Bashkisë.
Ndonëse kjo vizitë nuk ishte bërë publike më herët, duket se kreu i qeverisë ishte i përgatitur, pasi u paraqit me një bllok me vete. Ai qëndroi më pak se dy orë në Bashki, ndërkohë që pasi la ambientet e këtij institucioni nuk pranoi të flasë për mediat.
Kreu i qeverisë më pas iu drejtua një galerie arti në lagjen Muradie.