Kryeministri Edi Rama priti sot me një ceremoni zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,  presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Presidentja e KE ndodhet në Tiranë në kuadër të turit ballkanik, por edhe për forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Ursula Von der Leyen vlerësoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria në vitet e fundit në negociatat me BE, duke thënë se jemi në rrugën e duhur. 

KONFERENCA

Pas takimit kokë më kokë, kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen u shpreh se Shqipëria po bën hapa të shpejtë drejt BE-së.

“Me presidenten kemi pasur një bashkëbisedim që ka prekur të gjithha temat e interesit të përbashkët, dhe natyrisht që për ne, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që ne vlerësojme shumë fakti që presidentja dhe komisioni aktual japin një rëndësi të posaçme BP, dhe japin një vëmendje të posacme procesit të përafrimit të vendeve tona me BE.

Dhe kemi folur për ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE, që në këndvështrimin tonë por edhe në sa unë dëgjova nga presidentja, është duke ecur me shumë mbarësi dhe me shumë shpejtësi dhe nga ana tjetër, folëm edhe për planin e ri të rritjes që BE, Komisioni i ka vënë në dispozicion BP duke i dhënë mundësinë çdo vendi që përkundër axhendës së reformave dhe realizimit të objektivave në kuadër të kësaj axhende të financohet nga BE, në mbështetje të thellimit të mëtejshëm te reformave.

Më vjen mirë se është në këtë pikë morën vlerësim pozitiv dhe do të vazhdojmë të kryejmë me përpikmëri dhe këmbëngulje të gjithë detyrat që kemi marrë përsipër.”

FOTO+VIDEO/ Rama në konferencë me Von der Leyen: BE mbështet

Rama tha se mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë pa rezervë.

“Duhet të vazhdojmë të mbështesim pa rezervë Ukrainën, sepse aty në të vërtetë përveç të tjerash zhvillohet edhe një përplasje mes një mënyrë të të parit të botës dhe të të kuptuarit të bashkëjetesës bazuar mbi parimet dhe vlerat e BE dhe një mënyrë krejt tjetër të të parit të botës që i sfidon dhe kërcënon këto vlera dhe këto parime”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri ka falënderuar të gjithë partnerët e Komisionit Europian për vijimin e punimeve me grupin negociator shqiptar për anëtarësimin e vendit në BE.

Gjithashtu Rama ka falënderuar presidenten e KE-së, Usula von der Leyen për rikthimin e saj në Tiranë dhe për mbështetjen e palëkundur për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.

“Puna që ne po bëjmë për të çuar përpara proceset e brendshme të lidhura me reformat, me kapitujt e negociatave, nuk o të ishte dot e suksesshme siç është deri më tani pa mbështetjen e vazhdueshme të komisionit dhe të gjithë partnerëve brenda komisionit që nderveprojnë çdo ditë me ekipin tonë. Faleminderit presidenten Von der Leyen jo vetëm fakti që rikthehet dhe rajon dhe në Shqipëri, po për faktin që rikthehet e palëkundur në mbështetjen e procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Nga ana e saj, Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen nga Tirana vlerësoi punën e bërë për integrimin në BE. Von der Leyen tha se Shqipëria e do Europën.

“I dashur Edi mesazhi im i fundit Shqipëria e do Europën dhe një studim i kohës së fundit ka treguar që edhe nëse do bëhej një referendum sot, 90% e shqiptarëve do votonin për antëtarëzimin në BE. Ky është sinjali më i qartë i të gjithave, gjenerata e re do të jetojë në një BE të fortë, të sigurt dhe të bashkuar”, tha Von der Leyen.

Ajo vlerësoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria në vitet e fundit në negociatat me BE.

“Kënaqësi të kthehem sërish në Shqipëri dhe ta nis turin këtu në tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Ju keni bërë rrugë të gjatë, progress. Por unë dua të theksoj se është një progress i mrekullueshëm, shpejtësi rekord dhe përshpejtim të vërtetë në tre vitet e fundit. 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe të fundin do ta hapim këtë vjeshtë. E di përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit tiaj në këtë udhëtim. Qëllimi është mbyllja e negociatave brenda 2027, na pëlqen ambicia dhe ne jemi të gatshëm dhe me ju në çdo hap. Momenti gjeopolitik është këtu, agresioni i Rusisë në Ukrainë ka riformësuar kontinentin tonë. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj mjaft të qartë. Jeni plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE dhe së bashku veprojmë si një. Që të afrohemi me BE është që të bëjmë edhe një biznes të sigurt. Në të vërtetë dy vjet më parëm ne lancuam planin e rritjes për B dhe parimi është ekonomia juaj ka fituar akses në tregonu e përbashkët dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyç. Kjo është sesi marrin situatë të mirë në Ballkanin Perëndimor. Pra, dyerty e sektorit të tregut të vetëm janë të hapura për kompanitë tuaja dhe tonat. Pra është një ëin ëin situation, dhe plani i rritjes ka potencialin të dyfishojë ekonomitë e vendeve të BP në këtë dekadë.”, tha Von der Leyen.

Më tej, Von der Leyen theksoi se është e impresionuar me reformat e Shqipërisë për në BE.

“Ne të gjithë themi që kushti i zgjerimit bazohet ne merita dhe Shqipëria i ka të gjitha meritat. Siç thashë është një proces normal dhe të punojmë me reformat për Integrimin në BE. Për mua është impresionuese të shoh progresin këto 2-3 vite. Populli shqiptar do integrimin në BE, dhe thotë që këto reforma janë për ne, që të forcojmë demokracinë dhe të bëhemi pjesë e BE. Kjo është e dukshme. Unë përmenda SEPA, roaming dhe planin e rritjes që po funksionon mjaft mirë. Prandaj unë mund të them që jam e impresionuar nga reformat. Deri në vitin 2027, Shqipëria të bëhet pjesë e BE”, tha Von Der Leyen.

Kryeministri Edi Rama, i pyetur mbi deklaratat te mëparshme kur ‘akuzonte’ BE-në për burokraci, është përgjigjur se atëherë ka qenë një tjetër realitet ndërsa sot Shqipëria është pjesë e negociatave dhe me një punë të shpejtë, ka arritur të përparojë bindshëm drejt arritjes së objektivave.

“Ne dhe unë personalisht jo vetëm që e besojmë këtë që themi, por bazuar mbi këtë besim ne zhvilluam para pak kohësh një fushatë të tërë zgjedhore ku i kërkuam shqiptarëve të na japin mbështetjen, të na japin një manat të fortë për Shqipërinë 2023 në BE.

Kështu që në këtë kuptim pyetja është drithëruese. Përsa i përket çfarë kam thënë unë për BE-së, ka një kohë relativisht të gjatë që i kam thënë ato që kam thënë dhe të cilave nuk i heq asnjë presje, pasi në atë periudhë KE i propozonte Këshillit që të hapeshin negociatat dhe Këshilli refuzonte për shkak të 2 a 3 vendeve që po  bëheshin pengesë këtij procesi. Sot jetojmë prej disa kohësh që jetojmë në një realitet tjetër në raport me Shqipërinë dhe BE. Prandaj pyetja ishte për tu mbajtur mend sepse ost jemi në një situatë, kemi hapur 5 nga 6 grupkapituj në vetëm 1 muaj.

Është kohë rekord, dhe ne kemi bërë detyrat tonë. Në Bruksel nuk të dhuron njeri asgjë. Por nuk diskutohet që nuk do të ndodhte sidoqoftë me këtë shpejtësi nëse nuk do të kishte një vullnet të madh dhe nga vendet anëtare në këtë fazë. Prej disa kohësh nuk ka lëkundje farë për mbështetjen e anëtarësimeve të reja. Viit 2027 nuk është një vit që e pamë ne në ëndërr dhe tani po jua tregojmë shqiptarëve.

E kemi përcaktuar s bashku me KE si objektivin e negociatave. Ky objektiv lidhet me detyrat që ne bëjmë këtu. Nëse vazhdojmë kështu me këtë ritëm e këmbëngulje e sukses, ne do t’ia dalim që n 2027 të bëjmë detyrën tonë. Jo e besoj, por e kam bindje absolute që është ë dorën tonë që ne të arrijmë objektivin tonë të 2027-s se kam bindjen që presidentja nuk lëviz nga pozicioni i saj”, tha Rama.

FORUMI NE TIRANE

Von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të Forumit të parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor” që do të zhvillojë punimet në datat 13-14 tetor.

Pas ekzekutimit të himnit të Bashkimit Europian dhe himnit kombëtar shqiptar, kryeministri Rama dhe presidentja Von der Leyen iu drejtuan selisë së Kryeministrisë ku do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet nga takimi dypalësh mes delegacioneve.

FOTO+VIDEO/ Rama në konferencë me Von der Leyen: BE mbështet

Në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.

Pas takimit, palët do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve ku zhvillohet Forumi i parë i Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”.

Forumi i parë i Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”, një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Europian, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë mundësi të reja investimi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Kryeministri Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do t’i drejtohen me një fjalë këtij forumi, i cili mbledh në Tiranë përfaqësues të lartë qeveritarë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani lidere nga BE-ja dhe më gjerë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds