Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e kësaj të hënë në Vlorë, në kantierin e “Lungomare 4”.

Kreu i qeverisë ka inspektuar punimet në shëtitoren që do të kthehet në një tjetër pikë atraktive për qytetin bregdetar, sipas tij.

Rama shton se kjo do të rrisë edhe më shumë interesin turistik si nga vizitorët e huaj, ashtu edhe nga ata vendas dhe diaspora, të cilët nuk po vijnë në Shqipëri vetëm për pushime sezonale, por edhe për të investuar e për të blerë apartamente.

“Kjo e Lungomares do të ndihmojë shumë, megjithatë duhet të identifikojmë vende të tjera për parkime, duhet bërë një gjë e re komplet për parkimet”, është shprehur Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds