Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë do t’i shtohen hapësira e mjedise të reja. Rama teksa ka ndarë pamje nga projekti theksoi se këto hapërisa dhe mjedise të reja do të lidhin historinë me teknologjitë e reja.

Në fotot e publikuara duken ambiente të shumta në natyrë ndërsa objektet janë në ngjyrë të kuqe. Rama theksoi se ky komleks i ri do të jetë një muze mes natyrë si dhe do të jetë një infrastrukturë të re për inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes.

“Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, do t’i shtohen hapësira e mjedise të reja që lidhin historinë me komunitetin, realitetin me teknologjitë e reja, të shkuarën me të ardhmen.

Ky kompleks fuqizohet si një rrëfim arkitektonik falë talentit të spikatur të studios prestigjoze Bofill Taller de Arquitectura dhe ofron jo vetëm një muze në mes të natyrës, por edhe një infrastrukturë të re për inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes,” shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *