Gjatë pritjes së Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, Kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo është vizita e dytë e kreut të Emirateve në Shqipëri brenda një periudhe të shkurtër.
“Është një nder i madh t’ju kemi sërish mes nesh, për herë të dytë në kaq pak kohë,” tha Rama, duke shtuar se do të kishte dëshiruar që Presidenti të qëndronte më gjatë në vendin tonë.
“Është nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë për të dytë në një kohë kaq të shkurtër. Megjithëse nuk do të rrini aq gjatë sa do të dëshironim, prania juaj ndihet si ajo e një të afërmi të dashur, që kthehet për të parë nëse gjithçka është mirë në shtëpinë e të afërmve të vet.
Ju, Lartësi erdhët tek ne me frymën si ai që përshëndeti i pari, Si një anëtar i dashur i familjes, që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të shkëputen fijet e dashurisë.
Dhe tani është krejtësisht e qartë kush më i mirë nga të dy ne, nëse ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë dyshim.
Më lejoni ta them këtë edhe në emër të njerëzve të mi, të pranishëm në këtë mbledhje të vogël, por shumë të veçantë për ne. Ne fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara, pastaj mësuam për to, pastaj shkuam dhe i pamë. Më pas mësuam të njohim dhe të vlerësojmë njerëzit që kujdesen për to”, tha Rama.