Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takimin Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në kryeministri. Mësohet se në takim ka marrë pjesë dhe Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend Silvio Gonzato.
Ndërkohë që nga qeveria shqiptare, ka qenë Rama bashkë me Ministren e Jashtme Elisa Spiropali si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin Adea Pirdeni.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij takimi, por ka ardhur vetëm një javë pasi Komisioni Evropian ka publikuar progres-raportin për vitin 2025.
