Pas mbledhjes në seli me drejtuesit politik të qarqeve, kreu i qeverisë Edi Rama, ka folur për gazetarët.

Rama, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me projektin turistik për Sazanin.

Ai po ashtu është ndalur edhe te Porti i Durrësit, duke thënë se do të bëhet investimi më i rëndësishëm dhe që do të sjellë të ardhura për Shqipërinë.

“Sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit në portin e Durrësit që përmes shtetit që është aksioner nuk është bërë asnjë falej sepse porti ka qenë është dhe mbetet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Investimi ynë në Portin e Ri që do të jetë një aset, do të thotë që kemi zgjedhur mes alternativeve që është legjitim dhe e ndjekin shumë vende”, tha Rama, duke u dhënë përgjigje edhe kritikëve të tij lidhur me këtë port.

I pyetur se me kë do ti bashkojë PS votat për amnistinë penale, e cila do të kalojë për votim të enjten në Kuvend, ai tha:

Duhet t’i referoheni një deklaratën të ministrit të drejtësisë.

Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje parlamentare se është akt që krijon mundësi që shteti të ushtrojë dhe detyrimin kushtetues të lehtësimin të barrës së dënimit për ata që meritojnë të shfrytëzojnë këtë amnisti.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”F-PizcJrwdQ”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *