Ka nisur konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron. “Ndjesi e jashtëzakonshme qe presidenti francez në një kohë kaq të shkurtër viziton Tiranën sërish. Na jep shumë krenari për këtë shtysë të fortë që marrëdhënia e Francës me Shqipërinë ka hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë. Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian dhe që së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjithë dhe po krijohet një substancë në marrëdhëniet mes vendeve europiane.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, theksoi rëndësinë e Shqipërisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rolin e saj udhëheqës në rajon.