Teksa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po mbante fjalën kreu i AAK, Ramush Haradinaj, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të komunikuar me homologun e tij Albin Kurti.
Rama nuk ka zgjedhur të përdorë teknologjinë për t’i dërguar një mesazh Kurtit, por i ka dërguar një letër nëpërmjet një anëtari të gardës.
Kurti nuk e hap letrën, por e lë në një cep të tavolinës dhe vijon të dëgjojë seancën.
