Gjatë një takimi me banorët e Njësisë 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama e cilësoi Sali Berishën si “e keqja më e madhe e këtij vendi”.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i PD-së u përgjigj se Kryeministri e cilëson të tillë vetëm për arsyen se ai po përpiqet të mbrojë interesat e qytetarëve.

“Më ka nderuar, sepse Rama dhe altoparlantët e tij shqiptarë dhe ndërkombëtar më konsiderojnë mua të tillë, sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Të nderuar zotërinj, sot ndaj Sali Berishës ka pakënaqësi të madhe sepse unë para shqiptarëve dhe botës mbroj me teza se Shqipëria është një narko-shtet. Edi Rama bën gjithçka që ta denoncojë këtë”, tha ndër të tjera Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *