Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.
“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.
Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin”- tha Rama.
