Raiffeisen Bank i bashkohet Panairit “Ditët e Bujqësisë 2025” në Lushnjë duke theksuar rëndësinë e financimit të sektorit Agro si kontribues i rëndësishëm në ekonomi.

Raiffeisen Bank ka kënaqësinë të jetë pjesëmarrëse në Panairin e Bujqësisë, një ngjarje mjaft e rëndësishme e dedikuar për të prezantuar risitë dhe mundësitë më të fundit në sektorin Agro.  Panairi i cili mbahet në sheshin përpara Bashkisë Lushnjë nga data 23 deri më 25 Prill,  mbledh së bashku liderë të industrisë, kompani prodhuese, banka, investitorë dhe palë të interesuara për të diskutuar sfidat dhe mundesitë aktuale, si dhe të ardhmen e agrobiznesit, sidomos në këtë pikë fokale për Agron siç është zona e Myzeqesë.

Raiffeisen Bank njeh rolin jetik që agrobiznesi luan në zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e vendit tonë. Duke marrë pjesë në këtë panair, synojmë të theksojmë rëndësinë e ofrimit të mbështetjes financiare për sektorin bujqësor dhe blegtoral i cili është thelbësor për nxitjen e ekonomisë, rritjen e produktivitetit dhe sigurisë ushqimore.

Z. Rigels Maila, Drejtor i Raiffesien Bank Dega Lushnjë, tregon pse ka rëndësi financimi i Agrobiznesit.

Raiffeisen Bank është e angazhuar për të ofruar zgjidhje financiare të përshtatura që plotësojnë nevojat unike të agrobizneseve. Pjesëmarrja jonë në këtë panair nënvizon përkushtimin tonë për të bashkëpunuar me fermerët, prodhuesit dhe sipërmarrësit. Presim me padurim të angazhohemi me palët e interesuara në Panairin e Bujqësisë dhe të eksplorojmë mundësi bashkëpunimi.

Së bashku, mund të kultivojmë një peisazh bujqësor dhe blegtoral të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds