111 – vjetori i Pavarësisë është festuar edhe në qytetin e Fierit.
Ceremonia festive u zhvillua në monumentin e Pavarësisë ku u ngrit edhe flamuri kuq ë zi.
Autoritetet më të larta vendore kanë vendosur kurora dhë buqeta me lule në përkujtim të kësaj dite të shënuar për kombin shqiptar, ndërkohë që edhe këtë vit përfaqësuesit e opozitës nuk kanë qënë të pranishëm.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, atmosfera këtë herë ka qënë e vakët, pasi aktivitetet në kuadër të kësaj ditë janë kushtëzuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike ndërkohë që prej ditësh të gjitha rrugët e qytetit janë veshur me dekorin kuq e zi.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”8z2osalZ9U8″]