40% më shumë vizitorë se një vit më parë janë regjistruar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Nga 52 mijë vizitorë në vitin 2022, qyteti antik priti 82 mijë vizitorë në vitin që lamë pas duke e kthyer në një prej vendeve më të frekuentuara turistike në vend. Kjo është konfirmuar edhe nga Drejtorja ë Parkut Ornela Durmishaj. Ndërkohë dyfishim të vizitorëve dhe turistëve ka patur edhe në Parkun Arkeologjik të Bylisit ku një impakt pozitiv ka sjellë përfundimi i rrugës së re që lidh këtë sit arkeologjik me rrugën Levan-Tepelenë.
Ndërkohë sipas Dyrmishajt rritja e fluksit të vizitorëve është një sfidë për administratën e parqeve, në mënyrë që të ofrojë kushte bashkëkohorë dhe akses në informacion.
Edhe pse janë ditët e para të vitit turistët e vizitorët nuk mungojnë.
Në rast se fluksi i vizitorëve do të vijojë të rritet me këtë ritëm atëherë pritet të rishikohet edhe menaxhimi i vizitave dhe aksesit në këto Parqe Arkeologjike. Kjo për të ruajtur cilësinë në shërbime si edhe vetë sitet turistike.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”oAT5ROY2tTk”]