Edhe pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve. Me kamerën tonë kemi marrë urime nga qytetarët për një vit më të mbarë në 2026-ën, por edhe reflektime për vitin e ri 2025. Për disa prej tyre viti 2025 ka qënë një vit i vështirë, pasi po përballen me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të ilaçeve dhe produkteve bazë, duke e bërë kështu situatën edhe më të papërballueshme, por për qytetarët e tjerë  2025 ka qënë një vit i mirë.

Megjithatë e përbashkëta e ditës së sotme është gëzimi që festën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë me familjen, pasi pothuajse shumica e familjeve lushnjare ka pjesëtarë të cilët kanë emigruar dhe janë rikthyer për festat e fundvitit.

Gëzuar Vitin e Ri 2026 edhe nga RTV 4Plus!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *