Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, u shpreh se Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
“Po rikujtoj një diskutim që kemi bërë në Këshillin e Mandateve që kam 100% të drejtë. Sa kohë kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese në këtë çështje duhet të presë vendimin e GJK. Në vlerësimin tim ky është qëndrimi”, tha Balla.
