Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë për pensionistët dhe po ashtu për gjithë fëmijët të moshave deri 16 vjeç. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, deklaroi se po ndahen këto shtesa pas performancës së mirë ekonomike.

Qeveria e Kosovës nxori një skemë në vitin 2021 për t’i paguar fëmijët nën moshën 16-vjeçare në baza mujore fillimisht me nga 10 euro dhe 20 euro në muaj për fëmijë. Kurti e paraqiti një skemë të re për pagesat për fëmijë në gusht të këtij viti me një rritje të vogël. Sipas skemës së re, fëmija i parë dhe i dytë në familje paguhet nga 20€ në muaj secili, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë, secili prej tre fëmijëve paguhet nga 30 euro.

Ndaj vendimit për ndarjen e shpërblimeve ka reaguar ish-ministrja e Financave, deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo e ka quajtur “skemë e korrupsionit publik”. “Po tenton të blejë vota. Janë 4 vjet të humbura. Jeni në panik, por as kjo skemë nuk ju shpëton dot” – ka shkruar Bajrami në Facebook.

 Po ashtu ka reaguar edhe Berat Rukiqi i LDK-së.

 “Asgjë e re. Qeveria në panik, vazhdon përdorimin e parasë publike, për blerje të votave”, ka shkruar Rukiqi në rrjetet sociale.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds